Kryeministri Edi Rama teksa ndodhet për një vizitë zyrtare në Athinë do të takohet në një darkë pune me kryeministrin Mitsotakis. Media greke shkruajnë se në tryezë do të diskutohen të gjitha çështjet mbetura pezull, dhe pritet të hidhen themelet për marrëveshjen e detit.

Ndërkohë, ditën e nesërme Rama do të marrë pjesë në 09:00 në panelin e forumit të “Economist” për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, me tematikë reformat, investimet, ekonomia.

Në të njëjtin panel do të ndodhen kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, e cila ishte dhe një prej nënshkrueseve të marrëveshjes detare të 2009, sot deputete e partisë qeverisëse, Dora Bakojani dhe ish-ministri i Jashtëm i Greqisë me partinë SYRIZA, Jorgos Katrugalos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: