Në një postim në twitter, Rama shkruan se në BE kush shpif dënohet me 25 vite burg, ndërsa në paketën e tij, një gjë e tillë do të dënohet vetëm me gjobë. Ndërsa i drejtohet deputetëve të opozitës me ‘gjysmagjela’ Rama shkruan se ata nuk meritojnë as 1 supë burgu.

“Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë,që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova ,s’meritojnë as 1 supë burgu!Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja?” -shkruan Rama në twitter

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb