TIRANE– Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ndërsa ka dhënë edhe një vendim që është marrë në këtë forum.

Përmes një videoje të postuar në Facebook, kryeministri thotë se në Tiranë do të hapet një qendër rajonale për inovacionin dhe kërkimin në fushën e teknologjisë.

“Ne sot kemi pasur një takim të frytshëm kur janë marrë disa vendime konkrete dhe është vendosur që qendra e afiluar e ashtuquajturit revolucioni industrial, do jetë në Tiranë. Qendra rajonale do të shërbejë si një pikë për inovacionin dhe kërkimin në fushën e teknologjisë dhe do jetë pjesë e këtyre qendrave të mbështetura nga Forumi Ekonomik Botëror që do sjellë një vlerë të shtuar për një proces ku Shqipëria dhe rajoni kanë hyrë, siç është procesi i dixhitalizmit dhe inovacionit”- tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb