Kryeministri Edi Rama në një lidhje live në “News 24”, i pyetur se kur do të hapen kufijtë tokësor që shqiptarët jashtë Shqipërisë të mund të hyjnë në atdhe, tha se shumë shpejt do të ndodhë edhe ky veprim.

Rama tha se shpejt do hapet kufiri me Kosovën, ndërsa nuk ka dhënë datë, teksa theksoi se datën e vendos qeveria në Prishtinë.

Nëse do të vazhdojë kjo opozitë kështu, do humbasë edhe më thellë. Transporti publik nuk do të hapet, sepse ka problematikë që e kam thënë. Palestra etj do të zgjidhen në ditët në vazhdim.

Pritet që të hapen edhe kufijtë tokësor, kufiri me Kosovën etj. Kjo në mënyrë që shqiptarët që janë jashtë Shqipërie të mund të vijnë. Kufiri me Kosovën do të hapen e nuk ka nevoje per koordinim. Çdo gjë do hapet, do menaxhojmë sa më mirë por pa popullin e njerëzit kontribues është e pamundur, palestrat e të tjera do zgjidhen në vijim, brenda majit, do shohim deri në fund të kësaj jave sa do jenë shifrat do hapim dhe kufijtë tokësorë, me Kosovën e kufijtë e tjerë tokësorë që kemi”, u shpreh Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb