HIMARË- Në turin e tij përmbyllës të fushatës në jug të vendit, Kryeministri Edi Rama është ndalur në Himarë ku ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për kandidatin e ASHE për kryetar bashkie, Gjergji Goro. Nga Himara Rama tha se reforma administrative e ktheu Himarën në kufijtë e saj. Ai premtoi drejtësi për titujt te pronësisë.

“Jemi krenar për reformën administrative territoriale. Reforma e ktheu Himarën në kufijtë e saj. Titujt e pronësisë, ne do të bëjmë drejtësi. Do t’i kapërcejmë malet e krimit me pronat. Për bashkinë e Himarës nis një tjetër histori. Bashkia e Himarës do të jetë një zonë e re zhvillimi ekonomik”, tha kryeministri.

Më tej ai premtoi se brenda 4 viteve çdo himarjot do të ketë ujë në shtëpi, duke shtuar edhe investimet për kanalet e ujërave të zeza. “Na takon ne të kthejmë përmbys historinë 20-vjeçare. Për 4 vite çdo himarjot do të ketë ujë në shtëpi. Do të investojmë për kanalet e ujërave të zeza. Programi i Gjergjit ka mbështetjen tonë”, deklaroi Rama.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: