Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në Itali, ka publikuar fotot nga përgatitjet e fundit për tubimin e nesërm me Edi Ramën me sipërmarrësit shqiptarë të Lombardisë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se ndihesh krenar kjur dëgjon historitë e shqiptarëve të suksesshëm.

“Përgatitjet e fundit për tubimin e nesërm me Edi Rama me sipërmarrësit shqiptarë të Lombardisë! Mbushesh me një krenari të jashtëzakonshme teksa dëgjon historitë e guximshme të shqiptarëve të suksesshëm që filluan nga zero e kanë kapur majat”, thekson Veliaj.

Pas takimit me shqiptarët në Athinë, Kryeministri Edi Rama zhvillon paraditen e së dielës, takime me shqiptarët në Itali, në kuadër të një turi, që do të shtrihet më pas në Londër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb