Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë bëri me dije se nuk ishte aty për të bërë avokatin e Hashim Thaçit apo të Kadri Veselit, të akuzuar për krime lufte, pr për shkak se me nd\gritje ne asaj aktakuze u qëllua thellë drejtimi i UCK-së, ushtria që luftoi për liri në Kosovë.

Duke iu drejtuar politikanëve dhe popullit që mund të mendojë ndryshe, Rama tha: “Cdo përpjekje për vetëpërmbajt, e kam me njerëzit në radhë të parë, që kanë qenë objekt i një sulmi barbar për spastrim etnik, që kanë janë nxjerrë me forcë nga këtu, që pastaj u ndanë në parti e rryma të ndryshme, se politika shqiptare nuk është shembulli më i mirë për të dhënë shembull edukate, sot duhet vetëpërmbajtje dhe të kuptohet se ajo fletërrufe ka goditur shumë më larg dhe shumë më thellë se sa balli i Thaçit dhe Veselit. Bëhet fjalë për drejtimin e UCK dhe përpjekjen për të vendosur nën akuzë UCK si të ishte ushtri e rregullt agresorësh që vinin nga Beogradi.

Ne nuk kemi ardhur këtu si grupi i avokatëve të Thaçit e Veselit, as t’ju qëndrojmë pranë moralisht dy njerëzve që janë edhe figura institucionale, por mbi të gjitha edhe kreu i shtetit. Kemi ardhur se jemi në një moment kritik që mund të ketë konsekuenca të rënda për Kosovën, nëse nuk ndajmë qartë drejtësinë dhe padrejtësinë. Reagimi im, në Kuvendin e Shqipërisë dhe ardhja ime këtu nuk nënkupton asnjë lloj përpjekje apo mendimi për të vënë pikëpyetje domosdoshmërinë e ballafaqimit me drejtësinë, për ato çështje që janë subjekt i saj dhe që e kanë marrë mbështetjen e Kosovës me krijimin e Gjykatës Speciale. Ardhja dhe qëndrimi im lidhet me padrejtësinë. Për mua ajo komunikatë që lajmëroi botën mbarë se pritet të vijë një aktakuzë e paformalizuar nga gjykata, përbën jo vetëm shkelje flagrante të cdo praktike të drejtësisë ndërkombëtare por akt brutal ndaj gjithë Kosovës”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: