TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në mëngjesin e punës të organizuar nga ministri i Jashtëm i Italisë Luigi di Maio në Bruksel ku kanë qenë të pranishëm edhe komisionerë dhe ministra të jashtëm të vendeve të BE-së.

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i pranisëm në këtë takim tha se Komisioni Evropian mbështet Operacionin Forca e Ligjit, duke shprehur vlerësimin e tij për reformat.

“Shpejtësia e reformave është shtuar. Përgëzoj operacionin e OFL, tregon lidership në luftën kundër krimit. Komisioni mbështet operacionin Forca e Ligjit”, deklaroi Varhelyi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb