TIRANE- Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e sotme në Paskuqan për të shpërndarë 750 leje legalizimi. Kreu i qeverisë është ndalur tek problematikat me të cilat ndeshen çdo ditë banorët e kësaj zonë. Sipas Ramës, varfëria dhe papunësia kanë ardhur si pasojë e keqqeverisjes në 8 vitet që qeveriste e djathta.

“E di shumë mirë që në këtë zonë ka probleme. Jeni të vetëdijshëm se varfëria dhe papunësia nuk lindi 18 muaj më parë. Po kështu, problematike të madhe kemi hasur në sektorin energjetik. Ky sistem ishte në kolaps. Reformat janë të vështira, por duhen bërë”, u shpreh Rama.

Rama ka akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës së nuk ka bërë asnjë gjë për kryeqytetin në 4 vite të mandatit të tij.

“Të gjithë ata që kanë qenë kryebashkiakë në Tiranë e kanë bërë diçka sado të vogël për t’u mbajtur mend. Edhe Sali Kelmendi i bëri ca kioska në Tiranë, duke sjellë erën e qofteve deri në qendër. E të paktën për këtë mbahet mend. Po ky i tanishmi ça ka bërë. më thoni një gjë të vetme që mbahet mend. Nuk ka arsye që të votohen kandidatët e PD, se ata janë vetëm për punët e partisë. Kreu i bashkisë do të jetë partner i qeverisë”, tha Rama.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb