PËRRENJAS- Kryeministri Edi Rama bashkë me aleatin e tij Ilir Meta është ndalur sot edhe në Përrenjas, ku ka prezantuar kandidaten e Aleancës për Shqipërinë Europiane për këtë bashki, Miranda Rira, e cila vjen nga LSI. Rama tha se kandidatja Rira është një partnere e cila do të mbështetet për çdo projekt nga qeveria në mënyrë që Përrenjasi të nisë ndryshimin.

“Kudo ku drejtojnë kryetarët e bashkive të PD-së nuk mendojnë të realizojnë projekte, për fat të keq këtë e paguajnë komunitetet. Miranda Rira është kandidate e PS-së po aq sa e LSI-së. Mbështetje maksimale kandidates së ASHE. Rira një partnere që do jemi të gatshëm ta mbështesim për çdo projekt që edhe në Përrenjas të nisë ndryshimi. Kantieret e rilindjes të preken dhe këtu në Përrenjas”, tha Rama.

Ndërkaq kreu i Kuvendit, njëherazi kreu i LSI-së, Ilir Meta tha se Rira do realizojë atë çka presin qytetarët dhe se është drejtimi i duhur.

“Krenar që mbështes Miranda Rirën. Kandidatja Rira do realizojë atë çka ju prisni për bashkinë tuaj të re. Le ta votojmë, është zgjedhja dhe drejtimi i duhur për bashkinë e Përrenjasit. Sfida e saj ta bëjë bashkinë e re që të rinjtë të mendojnë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu”, tha ai.

Gjithashtu në takimin e prezantimit të Rirës kanë marrë pjesë edhe deputeti Taulant Balla dhe Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto.

“Mbështetja për Mirandën aq e fortë sa dy burra falsifikuan firmat për të nxjerrë një të pavarur. Neën drejtimin e Mirandës, nuk do ndodhë më që i pari si i pastrehë të trajtohet kryetari i bashkisë, siç ka ndodhur. Ne e miratuam ligjin për pensionet e minatorëve, është një zotim i bërë nga ne këtu në Përrenjas”, tha Balla.

“Kemi një kandidate që do ta bëjë Përrenjasin një bashki dinjitoze. Jemi në drejtimim e duhur, transformim qyteteve, drejtim i duhur për punësimin. Vota në 21 qershor për Rirën, se kjo është një zonë e bekuar nga natyra. Politikat tona kombëtare në përputhje me vizionin e Mirandës për Përrenjasin”, tha Haxhinasto.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb