TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka folur në një lidhje ‘live’ me News24 për të gjitha çështjet e nxehta të aktualitetit si shembjen e Teatrit Kombëtar, dhunën në protestë apo dhe qëndrimet e ndryshme nga palët.

Rama mohoi të ketë pasur dhunë nga policia dhe tha se në qeverisjen e tij nuk ka policë që t’i bien me grushte dhe ta bëjnë të vdekur një protestues.

“Nëse nuk e i nxjerr dot pa pasur hetim ndërkombëtar e mirëkuptoj z. President. Kush e përcakton një monument kulture, partitë politike, presidentit, fryma e një grupi protestuesish apo e përcakton ligji se çfarë është dhe çfarë nuk është monument kulture. Para se të flitet duhen dokumente që kjo godinë është shpallur monument kulture dhe mafia përmes një grupi të strukturuar kriminal e ka hequr nga lista e monumenteve të kulturës dhe ja ku erdhëm sot dhe po vazhdon me një plan selinë e mafies ndërkombëtare. Por pa fakte, pa prova, pa asnjë argument. Je në të drejtën tënde ta konsiderosh monument, të mbash zi dhe çdo vit ditën kur monumenti të humbi nga sytë por nuk mund të vendosësh në mënyrë arbitrare duke përdorur emrin ne artistë, ne një grup artistësh në rastin më të mirë. Kur filloi protesta për teatrin, mikrofonin e kishte Robert Ndrenika dhe kalonte nga një fytyrë e dashur tek tjetra dhe nuk pranoheshin politikanët. Ishin sa ç’ishin të gjithë këta të mbledhur të gjithë bashkë nga parti dhe organizata politike, atje kishte aktorë me të vërtetë. Kishte kontributorë të vërtetë të teatrit, ku janë ata. Ata u ulën në dialog. Zgjodhën dhe përfaqësues të tyre që kanë qenë në një komision të përbashkët me bashkinë e Tiranës.
Ju flisni për dhunë por nuk ka jo polici, nuk ka shans që një përfaqësues i çfarëdoshëm i kësaj pale të diktatorëve të ketë gjuajtur grushte si ato që u gjuajtën nga përfaqësues të partive.
Në qeverisjen time nuk ka policë që t’i bien me grushte dhe ta bëjnë të vdekur një protestues. Por mjafton të shikoni që këta që pretendojnë qeveri rrahin me grushte një protestues. Regjim i Edi Ramës! Regjim që lë për 2 vite gjysmë godinën e Teatrit Kombëtar të administrojë një grup protestuesish”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb