Kryeministri Edi Rama, në shoqërinë e ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj, vizitoi këtë të hënë familjet që po futen në shtëpitë e reja, pasi shtëpitë që kishin, u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Rama në një nga shtëpitë që vizitoi në Vlashaj të Maminasit, u prit nga një çift bashkëshortës, të cilët i servirën raki. Kryeministri, e komplimentoi së tepërmi shijen e pijes tradicionale shqiptare.
Kryeministri Rama: Shumë e mirë qenka rakia, e bëni vetë, qenka perfekte?
Zonja e shtëpisë: Po vetë. Dua një fotografi me ty, kryeministër.
Kryeministri Rama: Patjetër!
(BalkanWeb)