TIRANE-Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Stokholm të Suedisë ku do të marrë pjesë në konferencën për qeverisjen progresive. Kryeministri Rama ka takuar fillimisht në Stokholm kryeparlamentarin, Urban Ahlin

“Në Stokholm për ngritjen e Këshillit të Zhvillimit të Investimeve për Shqipërinë dhe konferencën për qeverisjen progresive, ku Shqipëria është e ftuar për shembullin e reformave kurajoze të 32 muajve të fundit. Dita nisi me takimin me kryeparlamentarin Urban Ahlin, një mik i deklaruar i Shqipërisë”, shkruan Kryeminsitri Rama në një postim në “Facebook”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: