Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ishte në Thumanë, ku pa nga afër procesin e rindërtimit.

Rama u shpreh se pas ndërtimit të shkollave në Thumanë, tashmë nis rindërtimi i pallateve, por edhe të institucioneve të shërbimit.

Ndërsa, Ahmetaj nënvizoi se janë 36 mijë familje që përfitojnë nga ky proces, duke shtuar se rindërtimit do të vazhdojnë më tej edhe në zona të tjera, që janë prekur nga tërmeti.

Arben Ahmetaj: Kemi punë për rindërtimet edhe në Tiranë, Durrës, në Spitallë. Por punë kemi ende në Kavajë, por edhe në Krujë e Golem. Janë 36 mijë familje që përfitojnë nga procesi i rindërtimit.

Edi Rama: Këtu është okej. Duhet të fillojmë me Krujën. Uroj që procesi të vijojë me ritme të larta, sipas të gjitha parashikimeve që janë bërë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama në “Facebook”:

Thumanë – Pas nisjes së shtëpive dhe shkollës që tanimë ka marrë formë, nisin së shpejti pallatet dhe institucionet e shërbimeve?

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb