Kryeministri Edi Rama ishte në zyrat e ISSH në Durrës ku u informua se institucioni në tërësi ka 104 mijë e 610 aplikime.

Me kalimin e 53 shërbimeve të ISHSH nga zyrat në online, sipas Ramës është bërë e mundur që të eleminohen radhët në sportele si dhe të eleminohen gati çerek milioni vajtje-ardhje.

Po ashtu ai premton se deri në fund të vitit 92% e shërbimeve që duhet të marrin qytetarët në institucionet shtetërore publike do të merren online pa lëvizur nga shtëpia.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

#RevolucioniDigjital2020

Durrës – Shmangëm rradhët e gjata dhe sorollatjet e pafundme sa nga një zyrë në tjetrën, prej tre dekadash.

Nga janari kur hyri në fazën e zbatimit #RevolucioniDigjital e deri në gusht, përmes e-albania.al Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka marrë 104,610 aplikime online; gati çerek milioni vajtje – ardhje nëpër sportelet e ISSH janë eliminuar.

POR PO TË KEMI PARASYSH QË PËR NJË DOKUMENT DUHESHIN MESATARISHT 10 VËRTETIME NGA ZYRA TË TJERA, VAJTJE-ARDHJET E ELIMINURA JANË AFRO 2.5 MILIONË!!!

Ulja e numrit të vajtje – ardhjeve vazhdon dhe qytetarët duhet të zgjedhin të gjithë rrugën digjitale, për të shmangur sorrollatjet e kota!

NË FUND TË VITIT 92% E SHËRBIMEVE DO TË MUND TË MERREN PA LËVIZUR NGA SHTËPIA!!!

13,173 kërkesa për dokumentacionet e nevojshme janë siguruar nga ISSH-së në dobi të qytetarëve përmes e-Albania; mundësia është për shumë më tepër, prandaj drejtohuni tek e-albania.al , nga shtëpia, smartfoni juaj ose kompjuteri më i afërt. Kurseni kohë, merrni shërbimin pa kontakt fizik me administratën

ISSH ofron online 53 shërbime

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb