Kryeministri Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Kosovë, ku është pritur në një ceremoni nga homologu i tij, Albin Kurti, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Pas ceremonisë zyrtare, dy kryeministrat janë takuar me grusht, për shkak të situatës së pandemisë, dhe i janë drejtuar Kryeministrisë, ku kanë nisur takimin, ndërsa më pas pritet të kenë konferencë të përbashkët për media.

Në një njoftim nga zyra e kryeministrit Albin Kurti, ndër të tjera tregohet dhe agjenda e takimit mes dy krerëve të qeverisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. Pas takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin
Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20”, shkruajnë mediat në Kosovë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb