TIRANE – kryeministri Rama ka udhëtuar sot drejt Parisit për të marrë pjesë marshimin e udhëheqësve botërorë në nderim të viktimave të sulmeve terroriste. Ai shoqërohet nga ministrat e kabinetit të tij, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj. Por bashkë me liderët politikë, në Paris do të jenë edhe 4 nga përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vend.

Mësohet gjithashtu se përveç marshimit, Rama do të zhvillojë homazhe edhe pranë redaksisë së gazetës “Charlie Hebdo”, mbi të cilën u drejtua masakra, si dhe do të jetë i pranishëm në pritjen e organizuar nga presidenti francez, François Hollande.

Në manifestimin e nesërm do të marrë pjesë vetë presidentit François Hollande dhe të liderëve të tjerë evropianë si Angela Merkel dhe Matteo Renzi.

Të paktën 700 000 persona manifestuan sot në të gjithë Francën në kujtim të 17 viktimave të sulmeve terroriste që tronditën vendin gjatë katër ditëve të fundit, deklaroi sot ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuv.

(ar.sh/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb