Kryeministri Edi Rama paralajmëron një hapje të bizneseve në dy javët e ardhshme. Rama tha se nga nesër do të publikohen listat e bizneseve që fillojnë punën më 20 apo 27 prill.

Sipas tij rikthimi i këtyre bizneseve në punë do të bëhet në kushtet e distancimit social dhe respektimit të rregullave.

”Se treti, javen e ardhshme, do mund te punojne lirisht, brenda fashes se percaktuar 5 e mengjesit – 5.30 pasdite apo me turne, te gjithe ata qe nga neser paradite, do te lexojne kategorite e lejuara ne faqen e e/albania.

Te gjithe administratoret, per te gjitha bizneset ne te gjitha keto kategori, duhet te sigurohen qe ne bizneset perkatese do te respektohet protokolI i sigurise dhe duhet t’u lexojne pronareve apo punonjesve te tyre, rregullat e percaktuara nga protokolli, si edhe pasojat penale per shkelesit e tyre. Se katerti, javen ardhshme, duhet te pergatiten per t’u hapur ne javen ne vazhdim, pra duke filluar nga e hena, 27 prill, te gjitha ato kategori te tjera qe do te publikohen si blloku i dyte i hapjes, ne faqen e e/albanias.

Dhe se fundi, dua te jem shume shume i qarte, nga java e ardhshme, ne baze te Kodit te ri Penal, pasojat per shkelesit e rregullave pa perjashtim dhe ne radhe te pare per lokalet e trimave te lagjeve, qe hapen fshehurazi, do te jene te renda e te panegociueshme.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb