DIVJAKË

Kryeministri Edi Rama nga Divjaka ku ishte për fushatën elektorale të 30 qershorit, foli edhe njëherë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve nga ana e presidentit Iliri Meta.

Rama theksoi se akti i Metës tregoi qartë se ku fle lepuri, duke shtuar se opozita ka frikë nga humbja e zgjedhjeve dhe sidomos nga reforma në drejtësi.

Kanë frikë të dalin përpara njerëzve dhe të maten me ne. Ata kanë frikë nga zgjedhjet, por akoma më keq, tmerri nga reforma në drejtësi dhe paniku i përshkallëzimi i reformës në drejtësi me çeljen e negociatave ka bërë që ata të kthehen në front kundër çeljes së negociatave. Akti i fundit i Ilir Metës e ka zbardhur gjithë planin dhe na ka lënë të kuptojmë se ku fle tamam lepuri. Kemi bërë me siguri edhe gabime, kemi pasur momente të vështira, Ne nuk jemi të rënë nga qielli, por pa padiskutim më të mirë se ne nuk ka pasur, nuk ka dhe mesa duket nuk ka për të pasur për shumë kohë. Ata nuk e varrosin dot reformën në drejtësi, pavarësisht se kanë këtë skenar”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se Meta ka kryer një akt të panjohur ndonjëherë në historinë e qeverive të botës.

“Ilir Meta ka kryer një akt të panjohur në historinë e qeverive së botës. Firmos dhe ç’firmos. Sikur bota të hynte në liogjikën e Metës, që firma e një autoriteti të ç’bëhej nuk do kishte më shtet, as rregull, as drejtim, por do bëhej bota një rrumpallë. Prandaj kjo do të mbetet vetëm një vepër e shëmtuar, papërgjegjshmërie dhe një vepër që as të pranohet dhe as tolerohet. Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e presidentit të Republikës derisa fuqia e popullit është te parlamenti dhe për sa kohë që parlamenti ka detyrën të reagojë në emër të sovranit nëse presidenti çmendet”, deklaroi Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb