Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për shtyp me homologun hungarez, Viktor Orban i ka kërkuar këtij të fundit ndihmë dhe mbështetje për rrugëtimin e zhvillimit, modernizimit dhe integrimit në BE.

Rama thotë se për Shqipërinë Hungaria është një vend me shumë dije dhe kërkon që të ketë një bashkëpunim dypalësh jo vetëm në ekonomi, por dhe kulturë e arsim.

Kryeministri shqiptar thekson se pret me padurim bashkëpunimin me Hungarinë.

“Është nder që të isha mik i kryeministrit dhe të kisha mundësi të shkëmbeja me të pikëpamjet për temat që përmendi, por së pari për ti kërkuar mbështetje dhe ndihmë në rrugëtimin e zhvillimit, modernizimit dhe integrimit.

Në këndvështrimin tonë Hungaria është një vend ku ka shumë dije, ka përvoja të pabesueshme mbresëlënëse, jam shumë mirënjohës kryeministrit për disponibilitetin e tij bujar për të na dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme për transferimin e dijes. Duam të bashkëpunojmë jo vetëm në ekonomi, por kulturor dhe arsim.

Atë çfarë ka bërë Hungaria për të përmirësuar arsimin dhe mbështetur të rinjtë e talentet për të inkurajuar familje që ta shohin të ardhmen dhe me sa më shumë shpresë është frymëzuese.

Jam mirënjohës dhe pres me padurim bashkëpunimin”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb