Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ironizua nga Lezha me Bashën dhe opozitën. Rama i ka kërkuar demokratëve dhe simpatizantëve të PD që Bashën ta mbajnë në foto, por votën t’ia japin PS.

Sipas Ramës, është ai që po i vendos taksë 0 bizneseve të vogla, ndërkohë që PD do të sjellë taksën e sheshtë.

Ai ndërkohë shton se vota nuk është tifozllëk, pasi edhe Lezha ka ekipin e Besëlidhjes në futboll, por të hënën jeta vazhdon dhe bukë e punë nuk i jep ekipi.

‘’Këta nuk dinë të komunikojnë, prandaj duan rrëmujën. Por kur mblodhën gjithë makinat në shesh, e dolën. Ideja është të rrish në makinë, këta i mblodhën, u mblodhën dhe vet, futën dhe COVID-19 në makina.

Për të mos u zgjatur më tutje, dua të bëj disa gjëra shumë të qarta. Është koha, ka qenë koha, por sot është më shumë se sa herët e tjera, kur njeriu duhet të ndajë simpatinë e përkatësinë partiake me interes, votën nga tifozllëku, sepse nuk është lojë me top. Lezha në futboll është qamet, por që të jesh me Besëlidhjen nuk është për t’u ardhur zor. Në fund të ditës Besëlidhja luan të dielën, fiton e humbet, por në fund s’të jep bukë Beslidhja, punë Besëlidhja, nuk t’i rregullon rrugët Besëlidhja.

Nga e hëna më tutje çdogjë varet nga ti, puna dhe kush qeveris e sa të ndihmon. Një pyetje kam unë me biznesmenët e vegjël. TVSH e keni zero sot, pse duhet të votojnë PD-në? Le ët jenë, unë nuk i them të jenë me ne. Nuk iu pëlqej unë? Unë s’po ju kërkoj nuse, as të bëjmë krushqi, asgjë tjetër. Po ju them që kjo punë bëhet kështu. Kam treguar që di ta bëj këtë punë. S’të pëlqej unë, je me PD? E ke kollaj, tak, kaq, tak. Iki unë nga ekrani, del Luli. Shih Lulin kënaqu, merre fotografinë vërja në dyqan. S’ka problem. Do ta vësh në shtëpi ,vëre. Votën do ma japësh mua, sepse taksën zero ta garanton kjo palë. Luli dhe ajo palë ku t’i je pjesë thotë do vë taksën e sheshtë.

T’i thyesh këtyre të djathtë ofendon gjithë të djathtën europiane e botërore. Këta s’janë as të majtë e të djathtë, këta dinë çfarë janë e çfarë duan të kenë, por çfarë janë s’e dinë. ‘’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb