Pavarësisht protestave të studentëve, Kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr nga Ligji për Arsimin e Lartë, duke e deklaruar një ligj efikas por që universitetet nuk e kanë zbatuar.

Rama tha në “Opinion” se Ligji i Arsimit të Lartë nuk është rrëzuar, por nuk është zbatuar nga universitetet siç duhet.

Kryeministri u shpreh se në rastin e atij studentit të verbër, ligji e parashikon qartë, pasi tarifat janë ulur edhe pse universitetet nuk i kanë zbatuar ato.

Ashtu si edhe në takimin me dekanët e rektorët, kreu i qeverisë iua ka hedhur përgjegjësinë universiteteve, duke kërkuar fajin tek zbatimi i ligjit dhe jo tek ligji në vetvete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb