LEZHË

Përmes fotove të publikuara në facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se punonjësit pastrimit të Bashkisë Lezhë i janë rikthyer punës. Në postimin e tij, bashkëngjitur fotove, nga mbledhja me kryebashkiakun e ri të Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama shkruan se vijon heqja e kodrave me plehra e shtëllungave me ferra nga të katër anët.

“Rikthehen në punën e braktisur prej shumë kohe edhe punonjësit e pastrimit të Bashkisë Lezhë, të cilët i kishin harruar lopatat e fshesat dhe u vajti viti nëpër autobuzë, ik e eja, sa në Tiranë për protesta e sa nëpër kthesa rrugësh e rrethrrotullime për bllokime – prej disa ditësh e netësh, po vazhdon heqja e kodrave me plehra e shtëllungave me ferra nga të katër anët?” shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb