TIRANË

Krahas shumë epiteteve që ish-kryeministri Berisha zgjedh për të etiketuar kreun e qeverisë Edi Rama, në fjalën e tij në konferencën “Sfida dhe vizione në shëndetësi”, ai zgjodhi sot rreshterin Tenardie, në librin ‘Të mjerët’ e Vikto Hygosë. Duke e paralelizuar me gjendjen aktuale në sistemin shëndetësor, Berisha tha se ashtu si personazhi në roman, vidhte të plagosurit në fushë betejë, në të njëjtën mënyrë Rama po vjedh sot të sëmurët, përmes medikamenteve e vaksinave, jetike sipas Berishës për jetën e qytetarëve.

“Ndër të gjitha personazhet e letërsisë botërore, njëri është më i veçanti dhe ky është ‘Rreshteri  Tenardie’, personazh tek “Të mjerët” e Viktor Hygoit, i cili vidhte të plagosurit dhe të vdekurit në fushë betejë. E vërteta është se sot skenat e fushë betejës përsëriten nga dyshja Edvin Kristaq Hajduti dhe ndrikulla e tij që drejton shëndetësinë. Të pangopur këta vjedhin si lukuni, cdo ditë medikamentet e vaksina jetike për shëndetin e qytetarëve. Këta shpikën check up-et e koncesionet, duke vjedhur të sëmurët shqiptarë.

Jo më larg se dje, po deklaronte në një nga sallat se nuk kemi mungesë mjekësh, ky cinik injorant, nuk kupton se sot në mjek për frymë Shqipëria është më keq së në kohën e Enver Hoxhës. Numri i mjekëve për frymë është një nga treguesit themelorë të një sistemi shëndetësor, por atij ia kanë mbyll sytë koncesionet. Shqipëria po shkon në një mjek për 1200 banorë.

Po nuk duhet habitur, se po ky ‘Tenardie’, do të deklaronte pak muaj më parë, dhe do bënte Europën të qeshte me të, se Shqipëria nuk ka banda, në fakt kur je kryebandit bandat të duken lule. Mund të ketë prej jush, që medon se janë gjëra të palidhura, por janë të lidhura si mishi me thoin, kjo dyshe me politikat e tyre po shkatërrojnë një sistem që kishte brishtësinë e vet, e që ka nevojë të konsolidohet. Ku janë investime, thuajse zero investime në shëndetësi. Kanë dy muaj, paftyrësisht që reklamojnë një spital të përfunduar, pothuaj në 2012.

Cdo ditë kolegët tuaj, studentët tuaj, nisën marrin rrugët e dheut, dhe ky mashtrues deklaron se po i paguan si Gjermania. Ky po nxit shkatërrimin e sistemit shëndetësor, që ishte i brishtë, por duhej forcuar. Ndaj kjo punë sot këtu ka një rëndësi të jashtëzakonshme që Shqipëria të marr kthesën për sistem shëndetësor adekuat. Një tregues me të cilin mburreshim, ishte aksesi në sistem edhe atë e ka vulos tani me radhë një mujore. Ku janë rrogat, me kë tallet ky, mjeku në Shqipëri merr 50 % të rrogës që merr mjeku në Kosovë. 7 vite më parë, linim pas 7 vende, përfshi edhe Bullgarinë. Është një politikë shkatërrimi nga hajnia, qëllimi apo të gjitha bashkë.” u shpreh Berisha ndërsa komentoi edhe incidentit e ndodhur mbrëmë me studentët, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama.

“Nuk mund të lë pa dënuar banditizmin e kryer mbrëmë ndaj studentit në sallë. I them se me atë xhest, ke rrah cdo student me xhestin që ke bërë dje. Çfarë i tha ai, ‘janë bileta për në Gjermani’, ai tha një të vërtetë. I shpreh solidaritet, ndjesë se ishte jashtë teme, por kreu i meduzës, kanceri i vërtetë i mjekësisë shqiptare dhe shqiptarëve është Edi Rama.” përfundoi Berisha fjalën e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb