Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar ndihmë për fermerët në bujqësi dhe blegtori sa i përket subvencioneve, vaksinimeve dh punësimit.

Rama thotë se nga buxheti i shtetit do të shtohen edhe 400 milionë lekë shtesë për subvencione për fermerët që kanë aplikuar për fondet e Skemës Kombëtare, nga të cilat subvencion do të përfitojnë 95% e fermerëve aplikantë ne e-Albania.

Më tej ai shton se për bagëtitë e blegtorëve që të mbrohen nga sëmundja e brucelozës, vaksinimi do të jetë falas.

Rama shton se në Shërbimin Veterinar do të ketë një riorganizim të ri lidhur me sigurinë ushqimore që do të hapë 400 vende të reja pune.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

LAJME TË MIRA PËR FERMERËT ?

 

✅ + 400 milionë lekë shtesë nga buxheti i shtetit subvencione për fermerët që kanë aplikuar për fondet e Skemës Kombëtare.

 

✅ 95% e aplikantëve në https://e-albania.al/ do të marrin subvencionin.

 

✅ Vaksinim falas të bagëtive për sëmundjen e brucelozës.

 

✅ 400 veterinerë të rinj do të punësohen në Shërbimin Veterinar, pjesë e riorganizimit të ri në këtë shërbim të rëndësishëm lidhur me sigurinë ushqimore?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb