Kreu i PD, Sali Berisha, është pyetur sot nga gazetarët se përse nuk tregon emrat e kompanive që kontrabandojnë naftë, sikundër ka deklaruar më herët.

Berisha tha se nuk ka emra konkretë, por ka dijeni për një rast me tre peshkarexha, që siç thotë ai, janë në dispozicion të një personi që takohet me kreun e qeverisë, Edi Rama. Ai tha se në vendin tonë futet naftë kondrabandë, e kjo nuk mund të ndodhë pa lejen e qeverisë.

“E drejtë kjo që thoni, të jeni të sigurtë që nuk kam të dhëna, të dhënat e mia janë vetëm për një rast, e nëse di një rast me peshkarexhën, janë tre peshkarexha në dispozicion të një personi që takohet dhe me Ramën më thonë, dhe të them që nafta nuk kontrabandohet pa leje të qeverisë. Pra gjithçka e gjitha ajo është tek dogana, ministri, kryeministri. Është Rama që noton në eurot e naftës. Nuk di emra, është kjo peshkarexha, por s’mund të jetë kjo kryesore”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb