Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha nga Prishtina se vizita 2-ditore në Kosovë nuk kishte si qëllim të bashkonte liderët politikë, por t’i merrte opinionet dhe këndvështrimet e tyre.

Rama thotë se Shqipëria nuk ka për të qenë dhe nuk do jetë kujdestare, mentorë apo tutore e Kosovë por vetëm mbështetëse e saj, sepse i përket udhëheqësve politikë në Kosovë të vendosin vetë.

Më tej Rama tha se ka opinionet e veta për Kosovën, Serbinë, luftën dhe dialogun, por janë opinione të një vëllai të madh që jeton në një shtëpi tjetër. Kryeministri shtoi se të paturit dy shtete është problem, por edhe privilegj, pasi nëse nuk do ishte luftuar për liri, sot nuk do të kishte Kosovë të pavarur e demokratike.

 

”Unë nuk erdha për të bashkuar ët gjitha partitë për të bashkuar të gjitha partitë politike, apo udhëheqësit në një tryezë, sepse e para nuk është detyra ime, dhe e dyta ky do ishte një kapërcim i kuadrit etik brenda të cilit sipas meje duhet të veprojë një kryeministër i Shqipërisë për Kosovën, apo i Kosovës për Shqipërinë,

Asnjëherë nuk kam menduar mirë për këdo, që duke bërë rolin e kryeministrit është përpjekur t’iu tregojë të tjerëve në shtetin tjetër çfarë duhet të bëjnë, dhe si duhet ta bëjnë.

Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte, cilido që është në rolin e kryetarit të qeverisë në Shqipëri, duhet të jetë mishërim i këtij detyrimi. Por Shqipëria as nuk e ka, as do e marrë përsipër detyrën e kujdestarit apo e tutorit, mentorit që nga lart i tregon udhëheqësisë në Kosovë çfarë duhet të bëjë.

Nuk erdha këtu për të realizuar bashkimin mes forcave politike si personi që e kanë detyrën dhe kapacitetin për ta bërë këtë, por erdha për të dëgjuar, dhe kjo nuk bëhet në një tryezë, sy më sy, hapur, opinionet e tyre, këndvështrimin e tyre. Natyrshëm jo të gjithë mendojnë njësoj për të gjitha, dhe natyrisht edhe për të pasur një sens real të realiteti politik sipas tërësisë së këndvështrimeve që përfaqësojnë këtu. Jam mirënjohës për mikpritjen, për drejtpërdrejtësinë e ndarjes së opinioneve, dhe mund t;iu them se pas 24 orësh di më shumë se ç’dija para 24 orësh lidhur me këtë çështje dhe situatën. Ju takon udhëheqësve këtu të marrin vendimet dhe të zhvillojnë proceset sipas tyre. Unë nuk e fsheh që kam opinionet e mia. Por opinionet e mia janë opinionet në këtë formë e një vëllai që jeton në shtëpi tjetër. Jemi vëllezër por kemi dy shtet, kemi dy shtëpi. Ky është problem por edhe privilegj. Që është krijuar falë luftës çlirimtare. Se mund të mos kishim 2 shtëpi sot, mund të mos kishim Kosovën e lirë dhe demokratike. Shumëkush mund të përtojë e të ketë harruar se në çfarë konteksti u zhvillua rezistenca e Kosovës. Nga Ibrahim Rugova, tek lufta.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb