Partia Socialiste ndez ‘motorët’ për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 bashki më 6 mars. Mësohet se kryetari i PS-së, Edi Rama, bashkë me sekretarin e Përgjithshëm të selisë rozë, kanë mbledhur sot në një takim drejtues politik dhe deputetet e qarqeve ku ka zgjedhje.

Lajmi është konfirmuar për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Ergys Gjença.

Në vazhdën e diskutimeve mes Ramës dhe pjesëmarrëseve në takim ishte qarku i Fierit, pasi në bashkinë e Lushnjës do të mbahen zgjedhjet, pas shkarkimit nga detyra të kryebashkiakut Fatos Tushe, i cili u arrestua për shpërdorim detyre.

Takimi në fjalë zgjati rreth një orë. Gjençaj raporton për “BW” se Olta Xhaçka është deleguar për qarkun e Shkodrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: