Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla deklaroi se maxhoranca është e gatshme që të diskutojë me opozitën për të gjitha reformat.

E ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’ Nikolla tha se kjo është bërë e ditur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili sipas saj nuk i ka vënë ‘vijën e kuqe’ Bashës për t’u ulur në tryezë.

Opozita i ka nisur akuzat e para që me komisionet parlamentare nëse duhet të ishin online apo jo. Si do të funksionojnë komisionet?
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve bëmë një verifikim të referimeve që na kishte dhënë Komisioni Teknik. Nga opozita nuk u rezultua kjo vendimmarrje për komisionet online. Ishte lënë hapësira që nëse ishte mundësia për prani fizike, të bëhej. Morëm një tjetër vendim në mbledhjen e kryetarëve dhe vendosëm që të merrej raporti i vaksinimit apo testi PCR.

Do kemi afat për konstituimin e komisioneve?
Janë 3 komisione hetimore, ë do të merren në shqyrtim të enjten e ardhme, ku do të diskutohen të gjitha çështjet.

Sa e gatshme është maxhoranca të bashkëpunojë me opozitën për reformën territoriale?
Në momentin kur jam zgjedhur kryetare e parlamentit, kam pozicion më të ekuilibruar në lidhje me maxhorancën dhe opozitën. Maxhoranca e ka deklaruar që është e gatshme që të diskutojë me opozitën për të gjitha reformat, jo patjetër për të rënë dakord, por për të sjellë idetë e veta.

Po nëse palët shkojnë në dy kahe të kundërta?
Unë si kryetare e Parlamentit do të lehtësojë komunikim. Ku ka komunikim ka dhe zgjidhje. Pas debateve profesioniste ka dhe konsensus. Duhet ta them edhe një herë, kryeministri Rama e ka shprehur vetë publikisht dhe nuk ka nevojë për miratimin tim, që të ulet me zotin Basha, pa vendosur asnjë ‘linjë të kuqe’ mbi temat e diskutimit. Ky është vullneti i zotit Rama dhe vullneti i zotit Basha për t’ju përgjigjur dialogut. Në këtë rast s’ka nevojë për komunikimin tim, pasi është çështje e zgjidhur.

A mund të jetë shkëmbim ‘kokë më kokë’ per reformën territorial mes opozites dhe maxhorances?
Nuk besoj se në politikë dhe në hartimin e ligjeve, të hysh në pazare. Nuk besoj se ka shkëmbime të tilla. Është hedhur ideja për konsensus mes palëve, për çështjen e vettingut.

A keni lënë një afat për deputetët për t’u vaksinuar?
Kanë ngelur shumë pak. Në dijeninë time ka vetëm pak që të marrin dozën e dytë. Duhen dhe 3 -4 javë. Pas këtij afati…se besoj se do të arrijmë në këtë moment. Kemi gjetur dakordësinë, pasi ata do të japin shembull në këtë proces.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: