Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Moskë, në konferencën me ministrinë  e Jashtëm rus, Serge Lavrov, ku tha se marrëveshja është nënshkruar me minisrin e jashtëm në 2004, i cili sot është kreu i sotëm i opozitës, Lulzim Basha.

Ndërsa ka postuar videon gjatë konferencës, PD shkruan me një shënim në facebook se “Edi Rama nuk kursen asnjë shpifje kundër Lulzim Bashës”.

Kujtojmë se në 2004-ën postin e ministrit të Jashtëm e mbante Kastriot Islami, i cili ishte pjesë e kabinetit qeveritar ‘Nano’, ndërsa Rama bëri lapsus, duke vënë në këtë post Lulzim Bashën, i cili u emërua në këtë detyrë më 2007-ën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb