Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar ashpër në seancën e sotme në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Bardhi tha se kryeministri Edi Rama nuk mund të fshihet pas Elisa Spiropalit, Agron Nezës apo McGonigal. Gjithashtu theksoi se nuk pranon të vazhdojë interpelancën në Kuvend, nëse i pranishëm nuk do të jetë vetë kryeministri Rama.

“Kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për takimet e tij private dhe jo me hijen e tij. Nuk e kam thirrur si të pandehur, por si kryeministër. Nuk mund të fshihet pas Elisë, Agron Nezës dhe McGonigal . Duhet të vijë të japë llogari se si me veprime kriminale ka korruptuar zyrtarë të lartë në FBI. Sipas rregullore interpelanca urgjente është pika e parë. pezullo seancë plenare. Ushtro autoritetin tënd. Mos u sill si kukull e Edi Ramaës, Silluni si kryetare e Parlamentit. Thirr Kryeministrin në seancë. Më lër të mbaroj. Si avokate ta marri Elisën, nuk ndërhyj. Por si kryeministër të vijë këtu dhe të japë llogari. Nuk pranoj të bëj interpelancë me hijen e kryeministrit. Se di që ajo të ketë qenë në këto takime, por ka qenë Kryeministri dhe Duçka dhe Neza. Nëse i ka folur Rama në vesh dhe Elisa të vijë të bëjë këtu si altoparlant, tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb