Në emisionin “Frontline” në News24, me gazetaren Marsela Karapanço, ish-deputeti Spartak Braho ka folur në lidhje me presidentin e ri Bajram Begaj, për të cilin tha se është i pavarur dhe se nuk është i kapur nga kryeministri Edi Rama.

“Bajram Begajt nuk mund ti imponohet asnjë minutë sepse e njoh nga afër. Më bëri përshtypje se në Twitter Rama nuk uronte por i thoshte “Për hajër”. Rama nuk e ka Begajn. Ai është i pavarur”, tha Braho.

Ndërsa në lidhje me Ilir Metën në krye të Presidencës në pesë vitet e fundit, ish- deputeti tha se i vinte një notë kaluese.

“Ti vëmë një notë 5 kaluese.

Do të mbahet mend për dekoratat që arrijnë shifra me tre zero, për aksionet politike të ashpra pa sens, për kthimin e dekreteve pa motivacion të arsyetuar, për ngjitjet në male një nga pasionet e hershme.

Për tu harruar, në momente të fushatave elektorale është treguar i papërmbajtur, ehe pse duhen vlerësuar takimet me diasporën, por nuk krijoi unitet mes shqiptarëve, çka është detyra 1 e presidentit”, tha Braho.

 

Ai shtoi se Meta ka qenë më mirë në rolin e kryeministrit se sa të presidentit apo ministrit.

“E vlerësoj më shumë si kryeministër. Ka qenë një 2 vjeçar, njeri i punës, u ndërmorën mjaft reforma veçanërisht ajo zgjedhore. Pati një bum të madh investimesh në shumë rrugë të Shqipërisë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: