TIRANË

Maxhoranca nuk tërhiqet nga ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot i prerë se Kodi Zgjedhor i cili u kthye për shqyrtim nga Presidenti Ilir Meta në Kuvend do të votohet seancën e radhës pa asnjë ndryshim.

Sipas tij, askush nuk mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit dhe aq më pak Presidenti Ilir Meta.

“Votojmë sa më shpejt kur caktohet seanca e votimit pa asnjë ndryshim pikë dhe presje. Pa asnjë ndryshim pikë dhe presje do votojmë kodin siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit dhe aq më pak Ilir Meta”, deklaroi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb