Kryeministri Edi Rama duket i vendosur në zbatimin e projekteve për Shkodrën. Një ndër to është edhe vija e liqenit të Shkodrës. Përmes një postimi në facebook, ilustruar përmes fotove, Rama shkruan se ka nisur faza e parë e këtij projekti, për të cilin qeveria shqiptare ka siguruar një financim të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Komisionit Europian.

“SE SHPEJTI… Ja se si do të transformohet vija e liqenit të Shkodrës nga Shiroka, ku ka nisur faza e parë e këtij projekti, e deri në Zogaj? Pēr këtë projekt, Qeveria Shqiptare ka siguruar një financim të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Komisionit Europian???” – shkruan Rama, bashkëngjitur fotove.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb