Kryeministri Edi Rama publikon fotot nga procesi i vaksinimit në Pogradec, ku ndodhet sot për takim elektoral, dhe nga takimi i kryedemokratit Lulzim Basha, që ndodhet në Malësinë e Madhe, dhe bën një krahasim mes tyre.

Siç thekson kryeministri Rama, referuar fotove, ku te takimi i kryedemokratit janë mbledhur një numër i madh njerëzish, më 25 prill Shqipëria do të votojë për vaksinimin, jo për infektimin.

“Në 25 prill Shqipëria do të votojë për Vaksinimin, jo për Infektimin; për Rindërtimin jo për Rishkatërrimin; për forcimin e Ligjshmërisë e rritjen e Ekonomisë, jo për rikthimin e Paligjshmërisë e të Çorodisë! *Qendra e Vaksinimit Pogradec dhe epiqendra e Infektimit Malësi e Madhe”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb