Gazetari Erl Murati, i ftuar në emisionin “Open” në News24, ka analizuar deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama mbi mënyrën se si do të strukturohen listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas Muratit, Rama ka një strategji të qartë elektorale: deputetët me mandate të mëparshme do të vendosen në listat e hapura, duke i futur në garë mes njëri-tjetrit për votat e qytetarëve, ndërsa në vendet e sigurta do të përfshihen emra më pak të njohur duke maksimizuar votën e partisë.
“Drejtuesit politikë të PS-së janë të sigurt në listën e tyre, ndërsa gratë janë më të favorizuara për shkak të sistemit të listave të mbyllura. Kryeministri po ndjek një taktikë për të maksimizuar rezultatin e partisë, duke nxjerrë në terren deputetët me mandate të mëparshme dhe duke i vënë në konkurrencë direkte. Nëse Rama dëshiron të ‘djegë’ një figurë të caktuar politike, thjesht nuk e përfshin në listë dhe nuk i jep askujt llogari për këtë,” – u shpreh Murati.
(BalkanWeb)