Pasi nxori pamjet brenda spitaleve Covid në vend, Kryeministri Edi Rama publikon pamjet edhe brenda Institutit të Shëndetit Publik, ku tregon laboratorin e testimeve kundër koronavirusit.

Mes të tjerash, kreu i qeverisë thekson se gjithçka është sipas standarteve të Bashkimit të Europian, ndërsa sulmon opozitën, teksa thotë se nuk ka krahasim të imagjinueshëm me kushtet e disa viteve më parë.

“Në brendësinë e Laboratorit të Testimeve të Institutit të Shëndetit Publik, ku gjithçka është sipas standarteve të Bashkimit të Europian dhe s’ka asnjë krahasim të imagjinueshëm me kushtet e disa viteve më parë, e ku punon me tre turne një ekip fantastik specialistësh të nivelit ndërkombëtar, me një përkushtim të admirueshëm? #RESPEKT?”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb