TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet e by-pass-it të Vlorës, për të cilin thotë se është hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit, por njëkohësisht është një destiancion i ri për t’u zbuluar.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë panoramë të bajpasit të Vlorës, tashmë një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit e gjithashtu një destinacion i ri për t’u zbuluar, ju uroj fundjavë të mbarë?
***nis në hyrje të Vlorës kur mbaron segmenti Levan-Vlorë dhe përfundon në Dukat- Fushë pasi kalon Orikumin”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb