TIRANA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në këto ditë të nxehta të fund qershorit ka publikuar ecurinë e punimeve për Unazën e Madhe në zonën e Astirit.
Teksa punimet vijojnë pandërprerje, Rama thotë se kjo ka për të qenë vepra më komplekse inxhiniere e infrastrukturës shqiptare.

Për të zbatuar projektin, qeveria shqiptare hasi në një rezistencë disa mujore të banorëve të cilëve u prekeshin banesat apo ndërtesat.

Gjithsesi IKMT vijoi punën duke spastruar territorin dhe tashmë pritet vetëm përfundimi i Unazës së Madhe që synon të lehtësojë qarkullimin dhe trafikun në kryeqytet.

STATUSI NGA EDI RAMA
Ja ecuria e punimeve për Unazën e Madhe në zonën e Astirit, ku po realizohet vepra më komplekse inxhiniere e infrastrukturës shqiptare?

#SkaKohëPërPushim

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: