Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë ditë të shtune me një urim për qytetarët shqiptarë që zgjedhin 1 gushtin për të nisur pushimet. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë ka nxjerrë një video nga peisazhet dhe bukuritë që ofron Shqipëria.

Mes të tjerash ai nuk i ka kursyer edhe përgjigjet për ata që e kritikojnë me profile false nga clubet.

MESAZHI I RAMES
MIRËMËNGJES 😊
dhe me këto pamje të mrekullueshme, ku puna e shqiptarëve që nuk vrasin kohën duke sharë e duke u ankuar nëpër klube e profile fallco, ka krijuar falë edhe politikave tona të reja mbështetëse, burime mbresëlënëse fitimi aty ku deri para ca vitesh kishte ferra e braktisje, ju uroj pushime të mbara e shëndet familjarisht, të gjithë shqiptarëve që kanë zgjedhur gushtin si kohën për të shijuar Shqipërinë❤️☀️🇦🇱

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb