TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video nga transformimi i rrugës në hyrje të Pogradecit, deri në Qafë Pllaçë.

Teksa nuk kursen ironitë lidhur me sulmet që opozita ka bërë ndaj tij për të ashtuquajturat projekte 3D, Rama theksoi se në këtë aks u investua pas 20 vitesh.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me kalimin nga 3D në realitetin përgjatë aksit që përshkon qytetin e Pogradecit nga hyrja në dalje, e deri në krye të Qafës së Plloçës, ku u investua drejtpërdrejt nga qeveria pas më shumë se 20 vitesh situate tejet problematike, ju uroj një ditë të mbarë
#eGjithëVëmendjapërJu”, shkruan Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: