Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga spitali i ri i fëmijëve në Durrës, ndërsa nuk ka kursyer ironi për sulmet e opozitës sa i takon pandemisë së COVID-19.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë thekson se opozita ‘trazon dhe të vdekurit me luftën e tyre qorre për pushtet’.

MESAZHI I RAMËS
MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje nga Spitali i ri i Fëmijëve #Durrës?⭐️ ku shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë e #ShqipërisëqëDuam?? ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb