TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”-ut pamje nga rruga e re Korçë-Ersekë.

Rama theksoi se ky aks është ndërtuar me standarde europiane. Ndër të tjera ai pohoi se vitin ardhshëm do të fillojë ndërtimi i pjesës tjetër të rrugës.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje nga 17.6 km e para të përfunduara të rrugës Korçë-Ersekë, me standarde europiane dhe e plotësuar në pjesën urbane të saj me korsinë e biçikletave, pemët dekorative, ndriçimin rrugor e trotuaret, si edhe duke zgjidhur përfundimisht përmes zgjerimit me 3 korsi kalimin në pjesën e saj më të vështirë gjatë dimrit, ju uroj një ditë të mbarë ?
Vitin e ardhshëm do të fillojë dhe ndërtimi i pjesës tjetër për të çuar deri në fund këtë projekt të rëndësishëm për ekonominë dhe mirëqenien e tërë zonës?
#RrugëtKombëtare për #ShqipërinëQëDuam
#eGjithëVëmendjaPërJu”, shkruan Rama në ‘Facebook’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb