Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot eksodin historik të shqiptarëve pas rënies së regjimit komunist. Përmes një video të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, ku shfaqen pamjet e shqiptarëve 30 vjet më parë duke hyrë në ambasadat e huaja dhe në anijet që u nisën drejt Italisë, Rama thekson se sot është koha për të kuptuar çmimin e lirisë.

“Mirëmëngjes, 30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë”,- shkruan Rama.

Kujtojmë se më 2 korrik të vitit 1990 mijëra vetë hyjnë në ambasadat e huaja në Tiranë, duke shënuar fillimin e ndryshimit politik në Shqipërinë komuniste, duke u cilësuar si eksodi më i madh i shqiptarëve dhe goditja e fundit që iu dha sistemit komunist.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: