Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga plazhi i Potamit në jug të vendit, Himarë ku thotë se pas përfundimit të sistemit të kanalizimeve në këto ujëra nuk derdhen më ujëra të zeza.

Sipas Ramës plazhi i Potamit deri dje e 7 vite më parë kishte nga poshtë ujërat e zeza, kurse sot është kristal.

Rama thotë se ka ende shumë ujësjellëse dhe kanalizime për t’u bërë në të gjithë Shqipërinë, por qeveria e 7 viteve të fundit nuk krahasohet sipas tij me ato të mëparshmet.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

?Patjetër patjetër, ka ende plot për t’u bërë për Shqipërinë, ujësjellës e kanalizime e jo vetëm, prandaj edhe vërejtje e kritika mund të bësh plot, sa të duash, por s’do lodhem së përsërituri se tërë kusuret e dekadave të tëra s’mund t’i kërkohen kësaj qeverie, ashtu sikundër s’ka krahasim të mundshëm mes kësaj qeverie e të mëparshmeve dhe mes Shqipërisë sot e asaj 7 vite më parë…

Ja, plazhi i Potamit, një nga perlat e bregdetit jonian, deri dje, për 30 vjet e radhë blu nga larg e me ujëra të zeza nga poshtë, ndërsa sot kristal pas sistemimit përfundimtar të kanalizimeve?

Pamjet flasin vetë!


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb