Kryeministri Edi Rama nga Tropoja, ku u ndal në fushatë elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, tha se kjo opozitë ka një plan antikombëtar për të mos hapur negociatat.

Rama theksoi se opozitarët e sotëm kanë frikë nga reforma në drejtësi. Ai tha se duhet që në vend të vihet drejtësia e barabartë për të gjithë, qytetarë dhe politikanë të vendit.

“Kanë frikë se mos hapen negociatat. Sepse është njësoj sikur ke çuar fjalë për të kërkuar dorën e një vajze të një dere të mëdha. Edhe nëse ata të pranojnë, ata të vënë përpara dy libra të mëdha që janë kapituj të mëdha të drejtësisë. Shqipëria i thotë se unë dua të futem në familje. Ata i thonë që nëse do të vish te ne, duhet që të zbatohet ligji për të gjithë, të gjithë të jenë njësoj. Drejtësia duhet të provojë kryeministra, ish-kryeministra, ish-ministra, nëse kanë bërë padrejtësi, drejtësia i merr, i heton dhe i dënon. Këtë ata nuk e duan.  Janë bërë me punëtorët e bashkive,. Me ca të rinj që venë maska duke marrë lekë. Këta mendojnë se do ua hedhin shqiptarëve, por nuk do të ndodhë. E gjitha është një plan antikombëtar. Demokratët që hanë te PD janë si Edi Paloka, që ai për përshesh të mbyt”, tha Rama.

Kreu i qeverisë Rama kishte edhe një mesazh për demokratët e Tropojës, duke iu thënë atyre se rrëmujat e opozitarëve kanë kosto për ta.

“Demokratëve të Tropojës iu them që nëse keni një dyqan le të jeni demokrati më i flaktë, mendojeni se nëse fitoni më pak, atëherë besoni se po fitoni më pak vetëm nga fakti se bëjnë këtu rrëmuja që bëjnë këta. Ky është revolucioni i Lulit. Shqipëria nuk është as e socialistëve dhe as e demokratëve. Këta janë duke iu dhënë botës mendimin se shqiptarët nuk bëjnë dot shtet, mendime që janë përhapur në Beograd. Duhet futur nga dera që të shporrim ata që kanë hyr nga dera dhe e kanë bërë shtëpinë, Shqipërinë çorap. Këta janë çmendur me radhë.  Ata duan të mbyllin derën e negociatave të Shqipërisë me popujt europianë”, deklaroi Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb