BERAT

Kreu i Qeverisë, Edi Rama në vijim të fushatës elektorale të Partisë Socialiste është ndalur në  bashkinë e Urës Vajgurore. Në fjalën e tij kryeministri nuk kurseu akuzat ndaj kundërshtarëve politikë ndërsa u shpreh se po marrin zvarrë demokracinë.


“Shumë faleminderit për mikëpritjen, mbështetjen. Në të gjithë këto takime në bashkitë ku kemi marrë besimin e njerëzve katër vjet më parë, e kemi të lehtë besoj për të arsyetur se ne po kërkojmë sërish mbëhstetje. Nuk ma ha mendja që këtu është e vështirë për këdo nga ju të kthejë kokën pas të kujtojë Urën Vajgurore vetëm katër vjet më parë. Nuk është e vështirë për ju që numërojë hapat që kemi bërë në gjithë këto vite. Kemi bërë një progres që nuk ishte bërë në të gjitha vitet e marrë së bashku. Ja ku jemi në këtë mjedis, i cili nëse do shikohej në fotografi katër vite më parë do ishte thjesht një ëndërr. Kryetarja e bashkisë ka meritën kryesore dhe meriton mbështetjen tuaj. Në këto zgjedhje, çështja nuk është se kush do jetë kryetari apo kryetarja në 61 bashkitë e vendit. Çështja është si ne do e ndajmë të tashmen nga e shkuara. Të zgjedhim mes rrugës së ideve, baltës dhe konfliktit në çdo ballafaqim. Si do zgjedhim mes të ardhmes së fëmijës dhe llogarive të pushtetit të atyre. Përmes dhunimit të demokracisë kërkojnë të marrin zvarrë demokracinë dhe të varrosin sistemin në drejtësi. Ata kanë frikë nga zgjedhjet dhe kërkojnë të gjykojnë për çfarë kërkojnë.
Ata kanë frikë të ballafaqohen prandaj përbetohen se nuk do lejojnë popullin të zgjedhë. Ata nuk vendosin asgjë tjetër për ne dhe Shqipërinë që duam. Ju besoj e dëgjoni edhe nëpër ekrane, edhe për kafene zërin e disave që thonë pa të keq si mund të bëhen zgjedhje pa opozitën. I bie që të bëhemi prap një vend me një parti. Nëse opozita kryesore sot mungon në zgjedhje dhe kjo si rezultat i pengesës nga ana jone zgjedhjet do ishin anti-demokratike. Opozita ka vendosur kapitullimin para zgjedhjeve dhe zgjedhjet nuk janë aspak demokratike.
Imagjinoni se çfarë çorapi bëhet i gjithë procesi i bashkëjetësës sonë politike. Duke i hapur rrugë politikës më të ulët, djegies së mandateve, marrjes së molotove dhe përmbysjes së atyre që populli i ka zgjedhur. Imagjino t’ju thoshim ma jepni besimin katër viteve të tjera, do bëjmë këtë atë. Do kishim momentin më të madh të talljeve të partive me njëri tjetrin, kshu nuk do ishim më demokraci por në tiraninë e partive me njëri tjetrin. Ne kemi marrë mbështjen e njerëzve e shumicës shqiptare pikërisht se e kemi merituar me punën që kemi bërë, po ashtu me raportin që kemi ndërtuar me shumicën shqiptare. Ne jemi shumë,ata janë shumë pak dhe do jenë edhe shumë pak.Përveçse janë pak janë edhe të paaftë dhe dembele për të drejtuar.”-tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb