Kryeministri Edi Rama e ka ndalur vizitën në Berat, në godinën e re të Zjarrfikëses së këtij qyteti. Rama theksoi se në këtë qytet, projektet do të përmirësojnë infrastrukturën dhe nxisin rritjen e numrit të turistëve.

Rama tha se pas mbarimit të pandemisë, do të ketë një numër të shumëfishuar turistësh.

 

 

“Me këto paketë projektesh të reja, ne presim fundin e kësaj flame, pasi do të kemi numër të shumëfishuar turistësh. Edhe me atë planin për promovimin e turizmit. Po të shohësh sezonin e kaluar turistik ishte shumë më i mirë, duke pasur parasysh investitorët e brendshëm dhe gjithë strukturat qe menaxhohen nga shqiptarët që bënë të mundur që të ketë një fluks të madh. Jo aq të madh sa do të ishte dhe më të huajt. Kishte fluks të madh, që i garantoi mbijetesën dhe të dilnin nga sezoni pa humbje, me futim të reduktuar.”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb