TIRANË- Gjatë takimit të Forumit Ekonomik Kombëtar kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur edhe zërave për rritjen e borxhit publik.

Rama u shpreh optimist se në vitin 2019 borxhi do të shkojë 65.3% me një ulje të konsiderueshme.

“Për të gjithë ata që këndojnë rritjen e borxhit…Në 2019 pritshmëria është 65.3 % dmth është një ulje e konsiderueshme me 2.5 % të Prodhimit të Brendshëm. Nga një borxh jashtë kontrollit që kërcënonte vendin 5 vite më parë sot kemi një situatë që solli jo më kot suksesin në tregjet e kapitaleve. Më herët se vonë ne do të mund të marrim një B tjetër në renditjen tonë kombëtare”, deklaroi Rama.

Drejtuesja e këtij këshilli, ministrja Qato tha se paketa fiskale e vitit 2019, e cila prezantohet sot, është fryt i një bashkëpunimi mes nesh dhe e propozimeve të sjella nga sipërmarrja në tryezat sektoriale te organizuara nga MSHMS.

“Ndaj po përmend vetëm tre prej tyre si:
• Ulja e normës se tatimit mbi dividendin nga 15 % në 8 % , Kerkese kjo e te gjitha shoqatave dhe grupeve te interesit, implementimi i te ciles do të rrisë të ardhurat dhe do te zhbllokojë likujditete të ngurtesuara në bilancin tatimor.
• Përjashtimi nga TVSH i furnizimit te nënkontraktorëve për kontraktorët ne industrinë fason, ka qene nje kerkese sistematike e kesaj industrie ne cdo takim te zhvilluar me kete grup. Kjo lehtesi fiskale nder te tjera do te ndikoje edhe ne permiresimin e rankimit te vendit tone ne raportin doing bussines te vitit 2019, pasi perjashtimi nga tvsh i nenkontraktoreve do te pershpejotoje proceduren e rimbursimit të TVSH për eksportuesit.
• Ndryshimi i skemës së taksës per ambalazhit plastik ka qene nje tjeter kerkese e shoqates se prodhueseve dhe riciklueseve. Ne pakete propozohet nje nivel i ri i taksës që do të aplikohet mbi produktet e plastikës nga 100 leke ne 35 lekë/kg, pra sa 1/3 e nivelit ekzistues. Impakti i kësaj politike do të ndikojë tek prodhuesit në vend, pasi hallka e taksimit te amballazhit, duke u bërë njësoj sa gjithë Rajoni.
Në vëmendjen tonë mbetet nxitja e prodhimit dhe përpunimit në vend, ku kemi diskutuar në tryezat e zhvilluara, nismat mbi nevojën e përjashtimit nga TVSH i importit te makinerive bujqësore; përjashtimi ne import i lendeve të para për fabrikat e prodhimit farmaceutik, për imputet non-dual-use; rritja e rentës minerare për eksportin e kromit nga 6 % ne 9 %, për të nxitur përpunimin në vend”, deklaroi Qato.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb