Sali Berisha në një takim me qytetarë ka diskutuar mes të tjerash edhe mbi shpalljen e tij non grata nga SHBA.

“Qëllimi ynë më madhor për protestën, të sjellim të vërtetën para tryezës së Europës. Paguan në Europë e botë qindra kompani për të blerë deklaratat në mbështetje të Ramës, për të dezinformuar opinionin publik dhe qeveritë e tyre.

Shqipëria ndër vendet e fundit në botë ku korrupsioni përdoret për të luftuar atë që e denoncojnë, e njëjta me krimin e organizuar. Deklaratat e Yuri Kim. Si dalin? A shprehin realitetin e këtij vendi? Nuk kam asnjë tendencë ndaj asnjë ambasadori, por interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve e kam të parin. I keni parasysh rezultatet dhe çlirimin e Shqipërisë nga bandat në 2013. Kjo ishte faktori kryesor pse dyert e NATO-s dhe heqjes së vizave u hapën për ne.

Isha i vendosur mos rikthehem. Gjithcka ndryshoi kur mafia e Soros mori një vendim pa asnjë fakt e dokument, apo provë ndaj meje vetëm se në 2017 kisha kërkuar deklarimin e tij non grata, e thelloi më tej problemin.

Me qenë se nuk kishin asnjë argument, kërkonin të krijonin barrë politike për të mbrojtur vendimin e tyre mafioz ndaj kërkuan të mos hyja në Parlament. Sa kohë një vend është i lirë kurrë nuk mundet një vend tjetër të diktojë kush duhet apo nuk duhet të jetë në parlament. Kjo zonjë u bë promotor i një akti që shkelmonte sovranitetin e vendit tim. Aty u ngrita në këmbë e thash prit.

Në atë pozicionin që kisha isha shumë i fuqishëm, por dola nga vetja se Shqipëria nuk mund të ikte në atë mënyrë sa të dilnin planet e Soros, armik i shqiptarëve”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: